U nisëm drejt Lezhës për t’u takuar me Esterinën, e cila do të na rrëfente për nënën e saj, znj.Lize Nikolli, që sipas informacioneve u gjet e dhunuar në mes të rrugës disa ditë më parë në fshatin Tresh.

Esterina Gjetja është e ndarë nga bashkëshorti dhe sot jeton në një apartament në qytetin e Lezhës. Ajo shkonte shpesh në fshatin Tresh për t’u kujdesur për nënën e saj, që banonte e vetme në shtëpi. Përkujdesja për të ëmën ishte pjesë e rutinës prej disa vitesh.

Deri sa një ditë, kur ajo shkoi në banesën e nënës në fshatin Tresh, u denoncua se po kryente vjedhje.

Esterina: Problemin e kam te mami im, se nga Qershori e ktej kam pasur probleme, me kanë bërë një denoncim. Kur kam shkuar te mami për ti çuar për të ngrënë, më bënë denoncim se jam duke vjedhur shtëpinë e vëllezërve të mi. Ndërkohë që, unë kisha 12 vite që i shërbeja mamit.

Gazetari:Në cilën shtëpi qëndronte mamaja juaj?

Esterina:Në shtëpinë në fshat, në Tresh edhe denoncimin ma bëri Xhuliana Frroku, që është vajza e xhaxhait të nuses së vëllait. Punon në polici.

Gazetari: Për çfarë ju denoncoi?

Esterina: Se gjoja se jam duke vjedhur shtëpinë e vëllezërve,  e unë isha duke i shërbyer mamit.

Gazetari: Pra ju shkonit për ti shërbyer nënës suaj dhe ju akuzuan se po shkonit për të vjedhur në banesë. Denoncimi u bë me shkrim, me telefonatë në sallë operative apo në çfarë mënyre?

Esterina: Vetëm telefonatë kanë bërë sallës operative. Asnjë lloj shkrimi nuk ka pranuar ajo, fare.

Gazetari: Nuk pranoi më pas, përse?

Esterina:  E kanë thirrur për të bërë me shkrim letrën, dhe ajo nuk ka shkuar. Vetëm ka bërë telefonatë.

Gazetari: Çfarë ndodhi më pas?

Esterina: Më pas, unë bëra debat me vëllain, që nuk shkoj më te mami. Ka 3 muaj që nuk kam shkuar hic. Edhe në mbikqyrje të mamit, ka lënë krushkën e tij, që quhet Jolanda Gjergji.

Gazetari: Pra në momentin që ju nuk keni pranuar më të shkonit për të ndihmuar nënë tuaj, i shërbente krushka…?

Esterina: Edhe shkonte ajo. Se sa ka shkuar nuk e di, por ajo ka qenë mbikqyrja e saj.

Disa muaj më vonë, pasi Esterina vendosi të mos shkonte në banesën e nënës së saj në fshatin Tresh të Lezhës, ajo mori një telefonatë nga policia. Më datë 6 Tetor, Esterina u njoftua se e ëma ishte gjetur e shtrirë e gjakosur në rrugë disa metra larg shtëpisë.

Gazetari: Pas këtyre 3 muajve, thoni se e keni gjetur nënën tuaj të dhunuar. Apo jo?

Esterina: Po e ka gjetur policia.

Gazetari: Kur ka ndodhur kjo?

Esterina: Me datën 6 Tetor, të këtij viti, tani. Edhe nuk dihet tani, kush e ka marrë kryeplakun e fshatit se kryeplaku ka lajmëruar policinë.

Gazetari: E gjeti të dhunuar policia në banesën e saj, në fshatin…?

Esterina: Jashtë banese e kanë gjetur, se ku e kanë gjetur nuk e di se unë nuk kam dalë andej fare. Edhe une, vetëm e kam ditur kur ka qenë në spitalin e Lezhës mami. Merr inspektori i policisë. Thotë a din gjë për mamin tënd, thotë e ke të urgjenca e kemi gjetur gati të vdekur atje lart. Si i them unë, atëherë jam ngjitur te spitali vet. E gjej mamin ashtu, të mbyllur,  të sakatume, në gjak në dhe gjithkund e mbyllur vetëm sytë i shiheshin.

Gazetari: Ishte në gjendje të fliste?

Esterina: Vetëm e gjeta, jo nuk fliste në ato momente kur shkova unë. Mami është shumë shumë keq, nuk lëviz fare, gjithë trupin e ka me shumë njolla, plasaritje, shtylla kurrizore. I janë prishur gjithë indet e qafës, damarët e këto…

Gazetari: Nuk është në gjendje të lëviz?

Esterina: Jo nuk lëviz fare.

Gazetari: Ju ku dyshoni dhe për çfarë dyshoni?

Esterina: Dyshoj të njerëzit e ish burrit tim. Këto që e kanë mbikqyrur nënën, që quhet Gjergj Gjeta me gjithë nuse. Këto që e kanë mbikqyrur.

Gazetari: Ju pretendoni se nëna juaj është dhunuar prej tyre. Keni dyshime të këtij lloji. Përse mendoni kështu?

Esterina: Mendoj se kanë dashur ta nxjerrin nga shtëpia dhe e kanë dhunuar, sipas meje…

Gazetari: Arsyeja, për çfarë kanë dashur ta nxjerrin nga shtëpia?

Esterina: Që ta mbajnë shtëpinë vetë ato.

Gazetari: Banesa në emer të kujt është, cila është pronësia e banesës?

Esterina: Banesa besoj se është në emër të vëllait.  Për me e nxjerr mamin nga shtëpia, nuk kanë pasur rrugë tjetër dhe e kanë dhunuar. Dhe kjo nuk ka folur asnë fjalë fare, vetëm thonte se nuk e di cfarë më ka gjetë.

Gazetari: Nuk ka folur për shkak se nuk ishte në gjendje shëndetsore për to folur, apo nuk ka parë asnjë gjë?

Esterina: Jo mami im më përpara ka qenë mirë, tamam, por nuk don që të flasë, jo se nuk është… nuk do të flasë, nuk do të nxjerrë njëri.

Pas dhunimit të nënës, Esterina u detyrua të komunikonte me ish-burrin për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Esterina: Kam folur dy-tre herë me të. E  kam pyetur edhe për ngjarjen e mamit, mos ke parë gjë se ato i kanë shtëpitë afër. Një ditë më tha që kam parë vetëm policinë, nuk e di se përse kanë ardhur. Ditën tjetër më thotë që nuk e ka rrahur dikush mamin tënd. I thashë po ti në dijeni je të kësaj pune sepse  ditën e parë më the se nuk kam parë vetëm ke parë policinë. Tani thua që nuk e ka rrahur askush. Cfarë mbrojtje do të bësh, mos do të mbroj xhaxhain e vet, këto që e kanë mbikqyrur mami. Nëse din diçka më mirë të ma thuash të më tregosh.

Gazetari: Ju ka thënë gjë ?

Esterina: Jo thotë nuk ta ka rrahur askush mamin.

Askush nuk i tregon se çfarë i ka ndodhur nënës së saj, ndërsa hetimet nuk kanë përcaktuar ende asgjë. Esterina nuk ka mundur të bëjë denoncim me shkrim në polici, sepse sipas saj, inspektori i zonës i shmanget për të mos i marrë kallëzimin.

Gazetari: Zyrtarisht, ekziston ndonjë  kallëzim i bërë nga ju në polici, në komisariatin e Lezhës a po jo?

Esterina: Po.

Gazetari: Ekziston, në çfarë faze janë hetimet?

Esterina: Jo njëherë, por 3-4 herë kam shkuar.

Gazetari: Është bërë kallëzim me shkrim apo me gojë.

Esterina: Jo me shkrim, me gojë. Me shkrim do të bëhej me Selaminin, ai se hapte telefonin fare sepse ai ishte në rëndësi të çështjes së mamit. Se për me shkrim, do të bëhej me Selamin. Selamin Kala, ai nuk dilte në telefon hiç. Me shkrim nuk ka bërë, vetëm me gojë. I kam rënë disa herë telefonit të tij dhe telefoni nuk del.

Gazetari:  E keni marrë në telefon dhe ai nuk përgjigjet?

Esterina: Nuk përgjigjet.

Gazetari: Asnjëherë?

Esterina: Jo që në momentin që ka qenë në urgjencë.

Gazetari: Ta bëjmë një provë tani, mund ta telefononi?

Esterina: Ky ka bllokuar të gjitha thirrjet e mia.

Gazetari: Dhe për këtë arsye nuk është bërë asnjë kallëzim me letër, sepse inspektori i zonës nuk ju është përgjigjur?

Esterina: Jo, sepse ky do të ishte marrë me këtë punë, normalisht.

Sot, Esterina kujdeset e vetme për të ëmën, të cilën e ka marrë në banesën e saj në Lezhë. Ajo i ofron të gjithë përkujdesjen e nevojshme. Ndërsa shprehet e zhëgnjyer me autoritetet, që sipas saj, nuk kanë bërë asgjë për hetimet. E gjendur pa asnjë mbështetje dhe pa asnjë përgjigje, Esterina ka sot një apel dhe thotë se do të vazhdojë të kërkojë të vërtetën për nënën e saj.

Esterina: Pres që të merren me këtë pjesë, nuk është marrë asnjë person. Do të bëjë prapë denoncim për këtë pjesë.

  /tvklan.al