Ambla dhe Aroni, nga studio e “Në kurthin e Piter Pan” i drejtuan disa pyetje babait të tyre, Ministrit Blendi Klosi.

Ambla: Kur u kënaqe më shumë, kur linda unë apo kur lindi Aroni?

Klosi: Me të dy njëlloj.

Ambla: Kush është më e bukur, unë apo mami?

Klosi: Ti mi 100 herë. Se ti je si mami komplet, kështu që…

Ambla: Kush të ngjan më shumë, unë apo Aroni?

Klosi: Unë dua shumë që ju të dy të jeni të mirë edhe ti ngjani sa më shumë mamit, sepse mamin e kemi të mrekullueshme.

Ambla: Kur çohesh natën dhe të del gjumi çfarë bën?

Klosi: Kontrolloj a e kam mamin në krevat dhe pastaj e puth.

Ambla: A të ka gënjyer ndonjëherë mami?

Klosi: Ja sot nuk më tregoi që kishit bërë gjëra aq të mrekullueshme.

Ambla: Po ti e pyete për këtë gjë?

Klosi: E pyeta dhe më tha jo, nuk kemi bërë gjë.

Ambla: Po tani do surpriza, apo do t’i dish të gjitha?

Klosi: Surpriza dhe emocion.

Aroni: Babi a do Zanën, vjehrrën tënde siç do Tanën, mamin tënd?

Klosi: Po kjo nuk është pyetje, padyshim nëna kryesore është nëna Tana, ti e di.

Aroni: Po mësimin e kë lënë ndonjëherë përgjysmë?

Klosi: Në kohën tonë Aron po të lije mësimin të thyenin notë, në sjellje nuk ishte kollaj. Megjithatë padyshim që e kam lënë ndonjëherë, e kam lënë.

Aroni: Si të bëri mami për vete ty?

Klosi: Me të thënë të vërtetën sa shumë i jam lutur Aron, po ti nuk i di të gjitha…/tvklan.al