Vajza mbyllet 2 ditë në kuzhinë… e sulmonte macja që qëndronte në korridor

Vajza mbyllet 2 ditë në kuzhinë… e sulmonte macja që qëndronte në korridor

10:08 24/01/2020

Është detyruar të qëndrojë e mbyllur në kuzhinë për dy ditë, pasi macja e saj “u çmend”, duke e sulmuar sa herë tentonte të dilte nga dhoma.

Ngjarja ka ndodhur në Rusi por lajmi është përhapur menjëherë në mediat e huaja, duke shkaktuar edhe humor.

Vajza e cila nuk ka dashur të identifikohet me emër, u shpreh se macja e saj papritur u zemërua dhe nisi ta sulmonte duke e detyruar atë “të strehohej” në kuzhinë.

Ajo tregon se sa herë që përpiqej të dilte nga dhoma, macja e cila qëndronte në korridor, e sulmonte.

Vajza arriti të dilte nga dhoma vetëm pasi një burrë i cili ishte duke kaluar pranë apartamentit së saj, e pa teksa nga dritarja e katiti të tretë, kërkonte ndihmë.

Qytetari ka njoftuar shërbimet e zjarrfikëses të cilët u ngjitën në banesën e saj përmes dritares, ndërsa me një batanijeje arritën që të “neutralizojnë” macen e egërsuar. /tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi