Është vetëm 21 vjeç dhe ka arritur të krijojë një perandori të sajën. Kylie Jenner ka hyrë në histori si e reja më e pasur në botë, pa asgjë të trashëguar.

Sipas Forbes, Jenner kryesisht nëpërmjet kompanisë së saj të produkteve kozmetike “Kylie Cosmetics”, në 3 vite ka arritur të grumbullojë një pasuri prej 900 milionë Dollarësh.

Me 128 milionë ndjekës në Instagram, një nga llogaritë më të shikuara në Snapchat dhe 26.7 milionë njerëz që e ndjekin në Twitter, vetë Kylie e ka pranuar se rrjetet sociale janë kthyer në një burim të madh të ardhurash, të cilat i ka përdorur për të reklamuar produktet e saj.

Njeriu më i pasur në botë mbetet për të dytin vit radhazi Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe pronari i Washington Post, i cili zotëron 131 miliardë Dollarë, 19 më shumë se një vit më parë. Në vend të dytë renditet Bill gates me 96.5 miliardë Dollarë dhe në të tretin një tjetër amerikan, Warren Buffett me 82.5 miliardë dollarë.

Tv Klan