Hygerta Meta rikthehet në vendin e ngjarjes, tregon dinamikën e krimit

Hygerta Meta ka marë përsipër autorësinë e vrasjes së babait të saj. Gjatë marrjes në pyetje ajo ka thënë se sherri me të atin ka nisur prej kohësh për shkak se donte ta fejonte me një djalë emigrant.

“Babain e vrava se donte të më martonte me dikë që unë as nuk e doja. Kishim pothuajse përdit konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur do fejohesh me atë që them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain. Një ditë nisëm të debatonim prap kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova.”

19-vjeçarja ka treguar se ka vepruar e vetme në këtë krim.

“Më pas kisha frikë mos më fusin në burg dhe mendova ta fshihja trupin e babait. Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush.”

Por kjo dëshmi nuk i ka bindur hetuesit, të cilët dyshojnë se ajo ka pasur bashkëpunëtor për kryerjen e krimit. Kjo për faktin se është pothuajse e pamundur që një 19 vjevare të lëvizë e vetme trupin për shkak të peshës së madhe së babait. Në pyetje janë marrë dy djemtë e viktimës dhe bashkëshortja e tij.

Djali i vogël i familjes u la i lirë ndërsa vijon marrja në pyetje e djalit tjetër 2-vjeçar dhe gruas së Pëllumb Metës. Ngjarja i ka tronditur të afërmit e viktimës ndërsa shprehen se vajza nuk mund ta kryente këtë krim.

Ata thonë se nuk kanë patur dijeni për konflikte në familjen Meta.

Ndërkohë të tjerë thanë jashtë kamerës se Pëllumb Meta ishte person autoritar dhe askush në familje nuk ia kthente fjalën.

Familja Meta është me origjinë nga Kruja ndërsa prej vitesh ishin vendosur në Shënavlash të Durrësit. Pëllumb Meta ishte baba i katër fëmijëve, dy djem dhe dy vajza ndërsa punonte në tregun e makinave në Shënavlash.

Klan News