Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Senada, një vajzë e rritur në Amerikë e cila ka sjellë nënën e saj. Babai i saj ka vetëm dy javë që ka vdekur dhe ajo kërkon që të jetë bashkëpronare e shtëpisë që kanë në Durrës. Kjo ishte dhe dëshira e babait të saj që të kenë një shtëpi sa herë të vijnë në Shqipëri dhe të mos shkojnë hoteleve.

Senada: Kam sjellë sot mamin tim, problemi është për pronën e babës tim. Ai ka dy javë që na ka ikur. Ka kaluar limit pronat duhet të regjistrohen në emrin tonë, me emrin e fëmijëve. Shtëpinë në Durrës e ka ndërtuar babi me djersën, lotët, mundimin, është banesa që e ka fituar me zgjuarsinë e tij.

Ismetja: Ajo shtëpi tani që ka vdekur babi më takon mua.

Senada: Ajo na takon edhe neve.

Ismetja: Kur të vdes unë merreni juve.

Senada: Jo ti rrofsh edhe 100, por nuk pres që të kënaqemi që është shtëpia jonë.

Eni Çobani: Sa vjeç ka qenë Senada kur iku nga Shqipëria?

Ismetja: 3 vjeç.

Eni Çobani: Pse je kaq e lidhur shpirtërisht me këtë banesë?

Senada: Sepse prindërit nuk na kanë larguar kurrë nga historia, identiteti dhe nga kultura e Shqipërisë. Janë disa gjëra që nuk jam dakort se jam rritur në Amerikë, por atdheun unë gjithmonë e kam ndjerë në shpirt. Unë nuk dua ta humb këtë pronë sepse humb lidhjen me Shqipërinë, lidhjen dhe kujtimin e babës, nuk dua ta humb. Na duhet regjistrimi dhe certifikata e banesës.

Eni Çobani: Ju doni të fusni emrin tuaj në këtë çertifikatë apo jo?

Senada: Po, nëse ti ikën nesër çfarë do bëjmë ne pastaj? Duhet të rrimë në hotele, me qira, babi ka luftuar për neve.

Ismetja: Unë ju kam rregulluar në Amerikë.

Eni Çobani: Senada çfarë dyshon tek mamaja jote?

Senada: Sepse mami do ta shesë atë banesë.

Ismetja: Po dua ta shes një ditë./tvklan.al