E lënduar, e zhgënjyer dhe e rritur pa dashurinë e babait në familje, vajza 20-vjeçare e lindur me aftësi të kufizuara, ka treguar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, për dhunën që i është ushtruar asaj, nënës dhe motrës për vite me radhë nga babai.

Sipas saj, babi i saj nuk pyeste nëse ishte me pamundësi fizike, ai përveçse e dhunonte edhe e ofendote apo shante.

Mirela Milori: E dëgjova kur i thua ai zotëria, çfarë marrëdhënie ke me babain?

20-vjeçarja: Unë nuk e dua fare nga dhuna që ka përdorur ndaj meje, motrës dhe mamit. Nuk më vjen më t’i them baba. Plus që nisi të sillte gjendjen civile vërdallë nga një qytet në tjetrin dhe pensioni më shkonte dëm.

Mirela Milori: E di ai që ti nuk e do më dhe nuk e shikon më si baba, ia ke thënë në sy?

20-vjeçarja: Ja kam thënë disa herë dhe më ofendon, më thotë ti je me kartelë, ta kam marrë nga doktori. Më ofendon dhe nuk kam më kontakt.

Mirela Milori: Jeta është e gjatë dhe gjërat mbase zbuten.

20-vjeçarja:  Jo, jo unë edhe ta kem përballë do ndërroj rrugë edhe atë njeri nuk e takoj. Ai është një njeri që nuk i dha një vlerë familjes. Familja është gjëja më e shenjtë. /tvklan.al