Një nuse e pikëlluar, i fejuari i së cilës humbi në një aksident të tmerrshëm me makinë disa orë para se të martoheshin, veshi fustanin e nusërisë në funeralin e tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Myles ‘Miley’ Harty, 20 vjeç, nga Askeaton në Limerick u vra tragjikisht kur makina me të cilën po udhëtonte goditi një shtyllë rreth orës 1 të mëngjesit në Cragmore të shtunën e kaluar, raporton The Irish Mirror.

Bota e gruas së tij të ardhshme Kate Quilligan u përmbys pikërisht atë ditë që duhej të ishte më e lumtura e jetës së saj.

Familjarët dhe e fejuara Kate mbajtën funeralin e Myles në Kishën e Shën Marisë, Askeaton, e njëjta kishë në të cilën dyshja do të martoheshin.

Nga pamjet e publikuara Kate shihet e pikëlluar e veshur me një fustan nusërie dhe duke mbajtur buqetën e saj të dasmës në dorë. Ajo po qëndronte pranë prindërve të saj, të cilët i kishin ofruar mbështetjen e tyre.

Pas funeralit Kate i dedikoi disa fjalë Miley: Dita më e vështirë e jetës sime sot, por e di që ti je me mua në çdo hap të rrugës. /tvklan.al