“Vajzat anëtare haremi”, Roberti: Bëjnë gjithçka për…



“Vajzat anëtare haremi”, Roberti: Bëjnë gjithçka për…

18:40 20/01/2021

Nata e 10-të e spektaklit Love Story në TV Klan rezervoi emocione e të papritura, teksa Enxhëll vendosi të linte garën për zemrën e Saimirit.

Gjatë hapësirës publicitare, opinionisti Robert Aliaj ka folur në një intervistë për progrmin “Daily Love Story”, se si e sheh ai marrëdhënien e Saimirit me vajzat.

Ai ka theksuar se sipas tij, konkurrentet bëjnë gjithçka që t’i pëlqejnë Saimirit.

“Unë them çfarë mendoj, ndoshta kjo godet pak. Tentoj të them gjithmonë atë që besoj dhe them se kjo është mirë edhe për publikun, sepse njerëzit duan gjëra të sinqerta.

Për vajzat do thoja që ajo që duket është një lloj sjellje, ku me dëshirë kanë zgjedhur një pozicionim sikur janë pjesë e një haremi. Nuk është zgjedhje e Saimirit kjo, ato vetë ofrohen si anëtare haremi sepse gjithçka e bëjnë që pashai të kënaqet.

Për mendimin tim një model femëror ka nevojë për emancipim sepse mbi të gjitha femra duhet të jetë vetvetja dhe të pëlqehet për atë që është, jo për atë që bën.

Është humane që njerëzit të jenë me dy standarde, por ideja është se cilat janë këto dy standarde dhe sa në balancë janë”, ka deklaruar Roberti./tvklan.al






Të ngjashme