Prej më shumë se 30 vite ai ushtron profesionin e fotografit dhe me aparatin e tij ka fiksuar jo vetëm foto artistike, por edhe historike.

Roland Tasho, ka realizuar mbi 70 ekspozita, 12 libra fotografike, duke fokusuar në objektivin e tij çaste të rëndësishme.

Sot, ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku foli jo vetëm për eksperiencën e tij, por edhe për emocionet e këtij profesioni.

“Tashmë që u bë rreth 37 vite punë, kur kthej kokën pas hap arkivat dhe gjej rininë. Unë them gjithmonë që pasuria më e madhe që kam është arkiva. Edhe në atë kohë që nuk ka pasur shumë mundësi për të bërë fotografi, po edhe sot është po aq e rëndësishme. Vite më parë ishte një profesion i pakët, por sa vinte e shtohej. Unë kam fotografuar shumë vajza para 90-ës, të cilat mund të kishin mbaruar mirë mësimet apo ishin profesioniste të suksesshme. Po ashtu kam fotografuar aktivitete të ndryshme. Interesantja e këtyre vajzave që kam fotografuar është se të gjitha janë në të njëjtin profesion”,

tregoi fotografi./tvklan.al