Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në Tv Klan, u shoqërua me debate e tensione në studio, ku ra në në sy replikat mes Saimirit dhe Vivienit, e cila ishte edhe e eliminuara e kësaj radhe.

Shumë mund të kenë menduar që ky debat ishte edhe arsyeja që 33-vjeçare nuk i dha trëndafil Vivienit, por ai u shpreh se kishte arsye të tjera dhe se vendimin për të e kishte marrë dy javë më parë.

Ndërkohë, në një intervistë para spektaklit për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, 27-vjeçarja nga Durrësi është shprehur se mendon se do të eliminohet.

“Sot unë do iki. Më duket se do iki se Saimirin nuk e kam takuar që në fillim të emicionit”, ka thënë ajo.

Vivien ka folur edhe pas spektaklit, ku u shpreh se Saimiri nuk ishte personi që ajo do të donte të kishte në krah, por gjithsesi i ka uruar atij fat.

“E kuptova që Saimiri nuk ishte ai personi që unë do doja të kisha në krah. Filloi të më trembte shumë çdo ditë e hënë, prandaj dhe kisha shumë emocione nëpër intervista sepse çdo javë që kalonte nuk po ndjeja më asgjë. Edhe ai ndoshta është pak më i qetë tani dhe unë i uroj fat. Në shijet e mia hyn Silvana, por nëse Saimiri nuk ka shijet e mia nuk e kam idenë. Saimirit i pëlqejnë vajzat si tipi i Silvanës”, ka theksuar ajo.

Nga ana tjetër edhe konkurrentet e tjera kanë folur për eliminimin e Vivienit.

Suela: Meqë Saimiri mendoi që ishte e duhura për atë, edhe unë ashtu mendoj. Jam në një mendje me Saimirin, prandaj përshtatemi ne se mendojmë të dy njësoj. Siç e tha edhe Vivien, nisi me shumë vrull dhe më pas u zbeh ajo ndjenjë që kishin.  Hajt gjetsh një burrë të mirë, meqë Saimiri nuk t’u përshtat.

Valentina: Mendoj se Saimiri ka bërë atë që ndjen. Nëse ai nuk ka ndjerë asnjë gjë me Vivin, mirë ka bërë. Mbase nuk kanë pasur kimi ose fakti që Vivi tha të vërtetën. Është shumë vajzë e mirë, e drejtëpërdrejtë dhe të vazhdojë ashtu siç është.

Arjana: Nuk është në dorën time apo në mendjen time. Në momentin që ai vendos për secilën nga ne të na eliminojë apo të na mbajë, ai e di më mirë se ne.

Enxhëll: Nuk e prisja të eliminohej Vivien por si gjithmonë është në dorën e atij. Çdo natë na ndodh që të çuditemi me largimet e vajzave, ne nuk i presim. Janë zgjedhje që vetëm Saimiri i vendos. Ndoshta ajo pjesa e komentit të javës së kaluar, ndoshta kjo e ka shtyrë. Pavarësisht se kemi pasur debate me Vivienin, mu duk një ikje me dinjitet.

Xhesi: Mendoj se e tha dhe Vivien vet. Ata patën një fillim të vrullshëm dhe mbase me kalimin e kohës u ftohën. Nuk ishin për njëri-tjetrin siç tha edhe Vivi.

Meri: Në fakt unë sot prisja ndoshta një surprizë nga Saimiri. Mendova që do të kishte një trëndafil të fshehur si natën e parë. Ndoshta ai nuk gjeti tek Vivien atë çfarë kërkonte.

Generda: Mesa mora vesh unë edhe Vivi kishte arritur në atë kulmin e vet kështu që them se janë të kënaqur të dy. Ndoshta ishte karakteri i fortë i Vivit ose mospërputhje karakteresh. Nuk e di çfarë ka ndjerë Saimiri. E falenderoj shumë për fillimin sepse më ka mbështetur shumë që ditën e parë.

Silvana: Më erdhi shumë keq për Vivienin sepse ishte vajza më energjike këtu brenda. Por nuk e di, janë shijet e atij. Ndoshta nuk është përshtatur. Vivit do të doja t’i thoja që ne do jemi gjithmonë për të jashtë dhe do e marr me vete në Itali./tvklan.al