Sot është Krishtlindje dhe vajzat kanë vendosur të festojnë në zemër të qytetit, ku nuk kanë munguar urimet për publikun dhe njerëzit e tyre të afërm.

Suela, Flavia dhe Enxhëll kanë dhënë edhe nga një intervistë për programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, ku kanë treguar për përjetimet e tyre në këtë Krishtlindje.

Madje ato kanë kërkuar edhe falje publike për shkak të debateve të javëve të shkuara që kanë pasur me njëra-tjetrën.

Suela: Duke qenë se ndodhemi në Krishtlindje, këto ditë kemi pasur ca debate dhe kemi përcjellë pak negativitet, mendoj që është koha që të kërkojmë falje, të jemi më pozitive me njëra-tjetrën.

Enxhëll: Flavia unë ty të kërkoj shumë ndjesë sepse realisht të kam pasur shumë qejf që në fillim se je shumë e ëmbël dhe gjithmonë më ke falur shumë pozitivitet.

Flavia: Edhe unë realisht ju kam shumë xhan pavarësisht se janë gjëra që ndodhin dhe nuk mund t’i shmangim dot. Por e rëndësishme është që në fund të fundit ne kuptohemi dhe këtë Krishtlindje të japim vetëm pozitivitet, dashuri mes njëra-tjetrës./tvklan.al