Dyshja Amerikane mundi rivalet Australiane në dy sete, medalje bronzi për vajzat e Zvicrës.

Dyshja amerikane e vajzave fitoi medaljen e artë në volejbollin e plazhit në Tokio 2020, pasi mundi Australinë.

Epril Ros dhe Aliks Klainmen ishin perfekte në finalen e luajtur në “Shiozake Park”, duke mposhtur Australinë në dy sete 21-15 dhe 21-16.

Vajzat amerikane kishin vetëm një objektiv në mendje, të fitonin medaljen e artë dhe rivalet Klensi dhe Artaço del Solar nuk u bënë dot ballë.

Vetëm në setin e dytë, australianet arritën të bënin një nisje të mirë, por situata u mor shpejt nën kontroll nga amerikanet, që me bllokime dhe shërbime rimorën kryesimin dhe më pas fitoren.

Pas 43 minutash ato festuan medaljen e artë.

Kjo është medalja e parë e artë për Ros, që ka fituar medalje të argjendë në Londër 2012 dhe të bronztë në Rio 2016.

Për Klainmen, kjo është paraqitja e parë në një olimpiadë. Dyshja nisën të luanin bashkë që nga viti 2017.

Australianet u kënaqen me medaljen e artë, ndërsa medalja e bronzit u fitua nga dyshja e vajzave zvicerane Anuk Verg-Depre dhe Joana Heidriç, që mundi rivalet letoneze Tina Graudina dhe Anastasija Kravcenoka 21-19 dhe 21-15.

Klan News