Vajzat e “Vllaznisë” kualifikim historik në grupet e Champions League

Vajzat e “Vllaznisë” kualifikim historik në grupet e Champions League

19:29 05/09/2019

Ato janë kampionet e Shqipërisë për disa vite radhazi, me 6 tituj kamionë dhe 6 kupa të fituara. Janë padyshim vajzat që do të njihen në historinë e futbollit shqiptar. Kualifikimi në UEFA Champions League është një nga arritjet më të mëdha të klubit të futbollit të vajzave “Vllaznia” në Shkodër.

Vetëm pak ditë na ndajnë nga ndeshja e parë përballë ekipit të Danimarkës që do të zhvillohet më datë 11 Shtator në Stadiumin “Loro Boriçi”.  Ekipi i vajzave të “Vllaznisë” ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga ku treguan se janë duke bërë stërvitje intensive dhe se do të japin maksimumin në fushën e blertë.

“Është viti i gjashtë që marrim pjesë në Champions League, por ky është viti i parë që jemi kualifikuar në rangun e 32-ve. Ka vetëm 10 vite që luhet futboll vajzash në Shqipëri dhe është bërë një punë e jashtëzakonshme duke marrë parasysh rezultatet, por edhe mentalitetin. Ende është tabu futbolli, por puna e palodhshme ka bërë që të rritet frekuentimi i futbollit të vajzave”, tha koordinatorja e ekipit.

“Ne jemi ekip kompakt dhe nuk e shfaqim formacionin deri në fund sepse është motiv edhe për vajzat që nuk do të luajnë që të jenë gati për zëvendësime”, tha një tjetër lojtare./tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori