Vajzat “llastojnë” Saimirin, gatuajnë nga një pjatë speciale për të



Vajzat “llastojnë” Saimirin, gatuajnë nga një pjatë speciale për të

20:35 18/01/2021

Konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, kësaj here janë vënë në garë përballë njëra-tjetrës, teksa kanë gatuar për Saimirin.

Secila prej tyre ka zgjedhur të gatuajë një pjatë të veçantë, me të cilën do të fitonin një takim me 33-vjeçarin.

Recetat kanë qenë të shumëllojshme dhe vajzat janë ndihmuar edhe nga shefi i kuzhinës.

Në fund Saimiri ka zgjedhur pjatën që i ka pëlqyer më shumë dhe ka rezervuar një takim me konkurrenten që e ka përgatitur.

Generda: Shef, duhet të më ndihmosh se dua të përgatis diçka për Saimirin. Dua ta bëj për vete me një gjë të ëmbël. Më duhet nutella, luleshtrydhe dhe arra. Krepi është gati kështu që mund të vazhdojmë.

Xhesi: Jam shumë e emocionuar sepse nuk di çfarë do të katranos këtu, duke qenë se nuk jam shumë e mirë në gatim. Shef, unë jam zero në gatim, kam menduar një fileto pule. Saimiri merret me palestër dhe pula ka shumë proteina.

Redona: Unë jam shqiptare por vij nga Italia dhe për pasta jam mjeshtër. Për sot kam menduar të gatuaj “Tagliatelle Bolognese”.

Suela: Sot do përgatis diçka shumë speciale për Saimirin, një tost që e bëj shumë shpesh edhe vetë në shtëpi. Është shumë e shijshme dhe besoj se do e pëlqejë edhe ai. Preva dhe gishtin duke gatuar për Saimirin.

Flavia: Unë sot kam menduar të gatuaj biftek viçi me salcë tartufi. Mendoj se tani është gati dhe shpresoj që Saimiri ta pëlqejë shumë. /tvklan.al






Të ngjashme