“Ishte takim kot”, Rei përplaset me Albionin pas takimit me Dean: Ku e pe ti, ishte aty ti?

Takimi i parë me Deas dhe Reit nuk ka shkuar siç duhet, kështu të paketën mendojnë disa nga konkurrentët. Sot në “Talk Love Story”, dy protagonistët e takimit janë shprehur se ata kanë ndjerë emocion, por Albioni ka thënë që nuk pa emocion.

Kjo është kundërshtuar nga Rei, i cili ka kërkuar shpjegime dhe ka debatuar më të.

Dea: Ishim pak më të distancuar tek darka dhe pak më të afruar tek Zip Line. Nuk ishte takim pa ndenja dhe emocione.

Rei i drejtohet Albionit: Më fal, ishte me termometër dhe mate nxehtësinë se ishte aty.

Albioni: E harrova tek ti termometri. E thash tamam si ishte. Ishte takim kot.

Rei: Më thuaj si e mate nxehtësinë.

Albioni: E pash.

Daniela: ishte pa lidhje kjo që po thua ti tani. E para e punës t’i e ke ofenduar Dean që ditën e parë që ke ardhur këtu. Je në ajër.

Rei: Aspak.

Dea: Nuk jam ofenduar. Nuk jam ofenduar. Nuk e kuptoj pse e thua këtë.

Daniela: Është ofendim të të thotë dikush rri në ajër. Më fal si do të thotë kjo.

Dea: Unë punoj si stjuardesë dhe nuk e quaj ofendim.

Ndërkohë dy opinionistet janë shprehur se takimi i parë mes Deas dhe Reit, nuk ishte i keq, por sërish mendojnë se mes tyre ka pasur emocion.

“Nuk je i zoti të mbash një trëndafil, jo më Dean”

Tre opinionistët e “Love Story”, kanë komentuar zgjedhjen e dytë të Deas, e cila këtë javë do të dalë në një takim me Albionin.

Jerina, Bleona dhe Roberti thonë se gjithçka ka qenë strategji dhe sipas tyre nuk ka ende ndjenja mes konkurrentëve. Kjo sipas Roberit tregohet dhe me faktin që trëndafili i Deas kishte përfunduar në duart e tij dhe jo tek Albioni.

Kjo ka bërë që konkurrentet t’i thonë Albionit se ai nuk mban dot një trëndafil dhe jo me të mbajë Dean.

Jerina: Mendoj se e ka nisur me alfabet. Djemtë me vajzat do njihen me njëri tjetrin , do ketë secili hapësirën e vetë për të dalë në takime. Nuk mendoj se është ndonjë zgjedhje specifike.

Bleona: Vendosi t’i japë një shans një djali që nuk kishte shans për të folur. Ai mund të jetë më interesant dhe më i matur se djemtë e tjerë. Më vjen mirë për zgjedhjen që ka bërë.

Roberti: Gjërat janë akoma në nivelin e strategjisë. Nuk ka asnjë ndjenjë, mos ëndërroni. Fakti që trëndafilin e Deas e kam unë, këtu tregohen të gjitha.

Eni Shehu: Dea si përfundoi takimi jot në duart e Roberit?

Dea: Këta ta tregon Albioni.

Albioni: Ma mori nga duart.

Dea: Kjo tregon se nuk je i zoti që të mbash.

Daniela: Nuk je i zoti që të mbash një trëndafil, jo më Dean./tvklan.al

“Shumica e vajzave në Shqipëri janë materialiste”, Andi ndan eksperiencat personale

Në emisionin “Talk Love Story” në Tv Klan protagonistët e formatit të dashurisë po njihen më mirë me njëri-tjetrin.

Në puntatën e transmetuar ditën e sotme ka qenë radha e Andit që të prezantohet më mirë përmes një klipi.

Ndër të tjera, konkurrenti ka treguar se do donte që të zgjidhte një vajzë nga shtresa e mesme dhe po ashtu do e donte nikoqire, sepse sipas tij ashtu e do e ëma.

Po ashtu, ai theksoi se nga eksperienca e tij ka vënë re se shumica e vajzave shqiptare janë materialiste.

Andi: Një zhytje në mes të nëntorit është një aventurë që qyteti im i Sarandës ofron për mua, madje mund të them se vjeshta është një ndër periudhat që e shijoj më tepër detin sepse gjatë verës jam i angazhuar me shumë punë.

Jam një djalë punëtor, një ndër angazhimet e mia profesionale është se unë punoj si instructor për trajnimin e baywatch-ve, madje kohët e fundit kam marrë diplomën e gradës oficer.

Pjesa më e rëndësishme e punës time mbeten bizneset familjare. Babi im ka krijuar për herë të parë një ansambël folklorik. Më pas filluam hotelerinë, gjithashtu krijuam kuzhinën tradicionale. Duke u zgjeruar puna, u zgjerua dhe biznesi.

Marrëdhëniet e mia me gocat janë të shkëlqyera. Mund të them se kam qenë një herë i dashuruar. Kam rrezikuar dhe unë në një rast, por mund të them se kam shpëtuar.  

Gocat mendoj se pëlqejnë anën fizike, por kam vënë re se pëlqejnë edhe të mirat materiale. Nga eksperienca ime kam parë se shumica e gocave në Shqipëri janë dhe pak materialiste.

Vajza që do doja të zgjidhja në jetë më pëlqen që të jetë e sinqertë, të jetë njeri që vjen nga shtresa e mesme, nuk do të doja dikë të pasur. Të jetë pak nikoqire, siç e do mamaja.

“Vajzat kërkojnë luks, por harrojnë se janë rritur me trahana dhe fasule”, deklarata e Andit që revoltoi Danielën

Në klipin e prezantimit të tij në “Talk Love Story” në Tv Klan, Andi është shprehur se shumica e femrave shqiptare janë materialiste, gjë që ka sjellë mjaft diskutime në studio.

E pyetur nga Eni Shehu, Daniela ka treguar se nëse do t’i jepej rasti nuk do të përfundonte me Andin.

Po ashtu, fronistja ka “shpërthyer” ndaj konkurrentit duke i thënë se është shumë negativ.

Daniela: Nuk do të shkoja me Andin në Sarandë. Andi ka folur më shumë se ç’duhet. Nuk është në tipin tim, nuk përshtatemi. Ti Andi flet shumë dhe bën shumë thashetheme.

Andi: Është më mirë të thuash se e ndjen xhelozinë midis meje dhe Deas dhe është muhabet i mbyllur.

Daniela: Unë nuk jam xheloze fare sepse Dea nuk dha as pëlqim për ty tani, asgjë. Është e kotë të flasësh. Ti Andi e tregon shumë hapur xhelozinë, të dallohet që në fytyrë që je shumë negativ për mua dhe s’ma ndryshon njeri mendjen.

Andi: Nga të gjitha eksperiencat e mia kam parë se vajzat shqiptare duan materializmin, duan krudo, harrojnë se kanë ngrënë fasule.

Klaudia: Edhe ti preferon këtë jetë sepse të pamë në klip me shampanjë.

Andi: Shampanjën e hapa se Eni kishte ardhur së bashku me kolegë dhe duhej t’i respektoja. Unë dua një vajzë që të më dojë, që të punojë së bashku me mua.

Daniela apo Dea, cila i dha një shans për takim Andit?

Në klipin e prezantimit të tij në “Talk Love Story” në Tv Klan, Andi është shprehur se shumica e femrave shqiptare janë materialiste, gjë që ka sjellë mjaft diskutime në studio.

E pyetur nga Eni Shehu, Daniela ka treguar kategorisht se nuk do t’i japë një shans për një takim në dhomën e kuqe sepse sipas saj, ka mësuar se Andi flet pas krahëve për të.

Nga ana tjetër, ka qenë Dea, ajo e cila i ka dhënë një mundësi konkurrentit pasi siç e theksoi dhe ajo “afër detit, afër mbretit”.

Eni: Dea dhe Daniela, cila do t’i japë shansin e kuq Andit?

Daniela: Unë personalisht jo sepse Andi nuk përshtatet me mua si karakter, nuk më jep asgjë si njeri në impakt të parë, kështu që për momentin jo.

Andi: Edhe nëse do të më zgjidhte Daniela, unë sërish tek Dea do isha.

Daniela: Kush të tha se do të të zgjedhë Dea? Ke kryqin kaq Andi sa jam unë në këmbë. Unë nuk kam parë asnjë lloj tërheqje ndaj Andit apo të bëjë diçka për mua, por gjatë gjithë kohës është duke folur keq pas shpine.

Andi: Mund ta di kur kam folur keq?

Daniela: E di shumë mirë ti. Ti je shumë i vogël për të folur me mua, te taka më vjen.

Andi: Dua një ballafaqim.

Daniela: Ballafaqim ti me mua? Nuk ka shanse.

Andi: Le ta thotë Daniela se çfarë kam folur e ta dijë dhe publiku.

Dea: Për ta zbutur situatën do ia jap një shans Andit… Afër detit, afër mbretit, kam dëshirë që ta takoj njëherë Andin.