Vajzat mesazh për nënën e tyre: Mos ndrysho dhe mos qaj

Vajzat mesazh për nënën e tyre: Mos ndrysho dhe mos qaj

18:40 23/02/2020

Dy motrat Arlinda dhe Ermela i bënë një suprizë nënës së tyre në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan. Zonja Vasije prej dy vitesh është duke u përballur me një sëmundje të rëndë. Dëshira e saj gjithmonë ka qenë të ishte një ditë pjesë e programit dhe vajzat ia bënë realitet ditën e sotme.

Dy motrat e kanë falenderuar në studio për çdo sakrificë që ajo ka bërë për to dhe i kanë kërkuar që mos mërzitet kur ato të largohen nga Shqipëria.

Nëna Vasije: E dija unë, ato më thoshin vazhdimisht jo, por unë e dija.

Ma e di për çfarë të kemi ftuar? {ër të thënë që je nëna jonë në radhë të parë. Të gjitha nënat janë shumë të mira dhe unë e di dhe ti e thua saherë, që të gjitha nënat janë shumë të mira, janë heroina. Sakrifikojnë për fëmijët e tyre. Por ajo që ke bërë ti, e ke bërë edhe pasi je sëmurë. Unë besoj që gjërat që ke bërë ti janë të rralla. Kështu që faleminderit që ekziston. Kështu siç je mos ndrysho dhe mos qaj. Edhe ne të themi që të duam shumë dhe do jemi vazhdimisht gjatë gjithë kohës. Ti mos u mërzit edhe nëse ne ikim, se ne do të marrim me vete dhe do vijmë saherë dhe nuk do mërzitesh”.

Nëna Vasije: E thosha gjithmonë do më vijë mua radha në Klan për mesazhe, e thosha vazhdimisht./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo