Aktori i famshëm Daniel Craig ka deklaruar se nuk do t’ju lërë asnjë para nga pasuria e tij prej 125 milionë paund vajzave. Sipas 52-vjeçarit trashëgimia është diçka e keqe.

Në një intervistë për revistën Saga, ai ka deklaruar se është më mirë që ta heqësh qafe trashëgiminë para se të vdesësh, pasi mes fëmijëve fillojnë edhe konfliktet. Daniel është baba i vajzës Ella, të cilën e ka me ish-gruan Fiona Loudon dhe i një fëmije tjetër me partneren aktuale Rachel Weisz.

Gjatë intervistës Craig ka folur edhe për rolin e tij si James Bond. Aktori ka theksuar se nuk e mendon dot që këtë rol ta luajë një aktor i ri. Ai është shprehur gjithashtu se ka ëndërruar role të tilla si Superman-i dhe Spiderman-i, ose edhe ndonjë rol kauboj.

Ndërkaq premiera e filmit “No Time to Die” ku do ta shikojmë sërish “James Bond”, është shtyrë për muajin Nëntor, pas gjendjes së krijuar nga shpërthimi i koronavirusit.

Klan Plus