Konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan kanë zhvilluar një lojë me foto, ku kanë zgjedhur njëra-tjetrën për pyetje specifike.

Në programin “Daily Love Story”, ato kanë veçuar vajzën më të sinqertë dhe vajzën më dinake.

Cila nga vajzat është më e sinqertë?

Meri: Ne këtë nuk mund ta dimë thellësisht, por po veçoj Redonën.

Redona: Më e sinqertë…veten time dhe Generda dhe Xhesi.

Xhesi: Redona ma ka transmetuar sinqeritetin që në fillim

Ariana: Vajza më e sinqertë jam unë

Generda: Këtë nuk e di se çfarë mendojnë vajzat dhe çfarë thonë, por mund të veçoja veten.

Suela: Më të sinqerta jemi unë, Flavia dhe Enxhëll, por më shumë jam unë.

Flavia: Të gjitha janë të sinqerta, por do veçoj veten

Cila është vajza më dinake?

Meri: Dinake ndoshta në atë kuptimin e mirë, lajkatare ndoshta…Flavia

Redona: Vajza më dinake është Suela

Xhesi: Do veçoja Enxhëllin sepse sado që është shumë natyrë e qetë, ndonjëherë hedh ca kunja që të djegin

Ariana: Asnjëra, por do ta bëj me kujt t’i bie 10-ta. Xhesi.

Generda: Vajza më dinake them se është Xhesi

Suela: Vajzat dinake kanë ikur, nuk kam më asnjë emër

Flavia: Nga vajzat këtu nuk mendoj se është ndonjëra dinake, kanë ikur/tvklan.al