Pas rastit të rëndë të publikuar në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan për dhunën e ushtruar ndaj 3-vjeçares në kopsht, psikologia Denata Toçe ka treguar një tjetër ngjarje të rëndë në Shkodër.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, psikologia thotë se e ëma e një vajze i ka treguar se fëmijën e saj ia kanë dhunuar edukatoret në 2 kopshte, një në privat dhe një në shtetëror. 

Psikologia Toçe ka shtuar se këto edukatore që ushtrojnë dhunë mbi fëmijët, nuk kanë frikë nga asgjë.

Denata Toçe: Të premten e javës së kaluar më vjen një rast nga Shkodra, e ëma e vajzës, pra fëmijës, më tregon se në 2 kopshte, e kam hequr për shkak të dhunës dhe shenjave që i kam gjetur në trup tek vajza ime, jo nga fëmijët, por nga edukatoret e kopshtit. Më tha që “i kam parë me sytë e mi”. Njërin e kishte gjetur dhe në kamera dhe ishte detyruar që ta hiqte, një në shtetëror dhe një në privat, në të dyja kopshtet dhe ka mesazhe pa fund që më vijnë nga prindërit dhe më thonë se janë dëshmitarë të dhunës dhe që e kanë parë edhe tek të tjerët edhe nuk kemi ku shkojmë. Të gjithë tek Saimiri do të shkojmë? Ngrejnë komisione hetimi kur ndodhin këto ngjarje dhe nuk ngrejnë komisione që të jenë monitorimi të edukatoreve. Këto nuk kanë frikë nga asgjë. Të kesh frikë nga sistemi, të kesh etikën e punës, por nuk bëhet fjalë fare. Pa asnjëlloj kushti. Unë mendoj që ka prindër edhe injorantë edhe nuk marrin vesh. Ne duhet ta gjykojmë nga sistemi. A ka një sistem që i kontrollon këto edukatore?

/tvklan.al