Dorina Mema doli në një lidhje direkte në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan së bashku me qenushin e saj Boja për të folur për temën e ditës së sotme., a duhen mbajtur kafshët në pallat. Ajo ka thënë se në  këtë botë kemi ardhur për të jetuar të gjithë së bashku, ndaj janë fillimisht prindërit ata që duhet ti mësojnë fëmijët me dashurinë për kafshët. Gjithashtu ajo ka dhënë një mesazh për komshinjtë që ndihen të bezdisur nga kafshët në pallat: Ndërtoni një vilë dhe rrethojeni me mur të lartë.

Aldo: Ti jeton në pallat?

Dorina Mema: Po në pallat. 

Aldo: I bezdis të tjerët?

Dorina Mema: Jo nuk i bezdis se është qen i lumtur, por edhe nëse leh për diçka të vetën që do i plotësohet patjetër, komshinjtë janë mësuar dhe i kam të mirëkuptueshëm.

Aldo: Ku konsiston bezdia që komshinjtë mund të kenë?

Dorina Mema: Kur i ke komshinjtë me probleme personale, të tyret, psikologjike. Komshinj që nuk i duan kafshët, komshinj që nuk të duan as ty, që nuk durojnë dot as veten dhe kur qeni është i keqtrajtuar nga i zoti, i cili nuk është i lumtur.  Pra që nuk e lejojnë të dal, nuk e shëtisin, e mbyllin brenda apo e lënë pa ushqim.

Albana Nanaj: Nëse  Bojit i duhet diçka dhe e shpreh me anë të të lehurës dhe një nga komshinjtë mund të bezdiset dhe  të thotë që është bezdisur,  si do i ktheje  përgjigje?

Dorina Mema: Do i themi nëse bezdisesh kaq shumë mund të marrsh një vilë ta rrethosh me një mur të lartë, pasi në këtë botë kemi ardhur të gjithë dhe kemi ardhur për ta ndarë të gjithë nuk është vetëm e jotja. Pasi edhe unë mund ta dëgjoj ndonjëherë atë  që bën zhurmë, por nuk ankohem. Njeriu duhet të jetë tolerant. Ekziston një fjalë toleranca.

Më tej Dorina Mema ka shtuar se edhe ata që kanë frikë apo fobi nga kafshët duhet të mësohen me dukatën për të  dashur kafshët natyrën e pemët. Ajo thotë se prindërit duhet patjetër të punojnë me fëmijët për fobit e tyre  e madje tregon edhe një rast ku vajza e saj është sulmuar nga një qe  n dhe për një kohë pati fobi, por ajo punoi në mënyrë që vajza të prekte prapë të njëjtin qen.

“Vajzën time e ka ngrënë qeni te mami im, ju hodh në fytyrë dhe iu bë fobi për një muaj. Kam punuar me vajzën time dhe gjashtë muaj të tjera që ta prekte po prapë të njëjtin qen dhe ta dashuronte po prapë. Duhet të punoj prindi me fëmijën”, tha ajo./tvklan.al