Manastirliu: 20 qendra shëndetësore të hapura

Pushuesit në zonat bregdetare apo malore do të mund të kryejnë vaksinën anti-Covid edhe pranë qendrave shëndetësore të hapura këtë sezon veror. Nga Velipoja, ministrja e Shëndetesisë dhe e Mbrojtjes Sociale, apeloi që qytetarët të drejtohen për të marrë këto doza.

“Janë 20 qendra shëndetësore verore, përpos gjithë rrjetit tonë të kujdesit parësor, të cilët kryejnë vaksinimin anti-Covid. Jemi të organizuar dhe do të vijojmë që të jemi në të njejtin nivel gatishmërie dhe alerti edhe përsa i përket identifikimit, diagnostifikimit të rasteve me Covid19.”

Manastirliu u ndal edhe në organizmin e shërbimit ne qendrat verore.

“Janë mbi 20 mijë pushuesit dhe turistët që kanë marrë shërbim deri tani në 29 qendrat shëndetësore verore në zonat turistike. Por janë edhe 18 njësi të autoambulancave të vendosura në qendrat shëndetësore verore, por edhe në zona të ndryshme të bregdetit, në mënyrë që referimi i rastit, transporti i rastit të kryhet në një kohë shumë të shpejtë, në të gjithë strukturat spitalore”.

Koordinimi i shërbimit mjekësor me këto qendra shëndetësore bëhet përmes numrit 127 nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.

Tv Klan