Flet gruaja që ngeli shtatzënë pas vaksinimit

Frika e të rinjve se injektimi i vaksinës antiCovid mund të çojë në infertilitet është e pabazë. Ekspertët kanë thënë edhe më herët se nuk ka asnjë lidhje mes vaksinës dhe shtatzënisë dhe kjo tashmë edhe është faktuar.

Ministria e Shëndetësisë në një video sensibilizuese për vaksinim ka përfshirë dhe një grua, e cila tregon se dy dozat e para të vaksinës i ka marrë përpara se ajo të ngelej shtatzënë.

Ekspertët kanë siguruar se vaksina mund të injektohet edhe kur një grua është në fazën e shtatzënisë.

Mosvaksinimi ka çuar mjaft të rinj në dyert e spitalit ku janë përballuar me vdekjen. Shumica e tyre refuzojnë vaksinimin pikërisht nga frika e infertilitetit, edhe pse pretendime të tilla nuk janë të bazuara në asnjë studim shkencor.

Që prej fillimit të vaksinimit deri më tani në vendin tonë janë aplikuar më shumë se 2 milionë e 100 mijë vaksina antiCovid të llojeve të ndryshme.

Tv Klan