Mjeket: Vaksina anti-covid nuk duhet të merret pa kaluar 6 javë nga ajo e moshës

Prej disa javësh grupmoshës mbi 18 vjeç po i bëhet thirrje për të marrë vaksinën anti-covid, por gjatë kësaj periudhe po kryhet edhe vaksina Difteri Tetanoz e cila s’mund të merret njëkohësisht me atë anti-covid.

Mjekët specialistë shprehen se duhet shumë kujdes pasi vaksina DT nuk mund të kombinohet me vaksinat e tjera për disa javë.

“Vaksinatorët dhe mjeku u familjes duhet të jetë shumë i kujdesshëm sepse në kalendarin e vaksinës 18-vjeçarët kanë dhe një vaksinë që quhet DT e cila kryhet në moshën 18 vjeç dhe të gjithë pacientët dhe e gjithë kjo grupmoshë që kanë kryer vaksinën DT të moshës 18 vjeç ne i rekomandojmë që pas 4-6 javësh mos kryhet vaksina anti-covid. Këtë gjë po e bëjmë me shumë përpikmëri, vaksina të mos ketë përplasje dhe të mos ketë efekte anësore”, është shprehur drejtoresha e Qendrës Shëndetësore 10 Jonida Diko.

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore 10 në kryeqytet, Jonida Diko thotë se vaksina Difteri Tetanoz është pjesë e kalendarit të adoleshenteve me detyrim.

“Vaksina DT ka më shumë tetanos por është një vaksinë kujtese e grupmoshës 18 vjeç. Është vaksinë e kalendarit tek fëmijët nga 0-18 vjeç”, është shprehur Jonida Diko.

Të gjithë të rinjtë që do marrin gjatë kësaj periudhe vaksinën DT, do njoftohen nga mjeku i familjes për ditën e caktuar e më pas do të pajisen edhe me një vërtetim.

Klan News