Rezulton se rrit imunitetin tek të moshuarit

Vaksina anti-Covid e Oxford-it dhe AstraZeneca funksionon për të moshuarit. Kështu bën të ditur Financial Times që ka bërë publike paraprakisht përgjigjet e analizave dhe sipas së cilave kjo vaksinë që aktualisht është në fazën 3 të testimit klinik, shkakton një reagim të fortë imunitar tek të moshuarit.

Sipas të përditshmes amerikane, vaksina stimulon prodhimin e antitrupave mbrojtës dhe të qelizave T, gjendje kjo e nevojshme, por që ende nuk konfirmon plotësisht efikasitetin.

Rezultatet do të publikohen së shpejti në një revistën shkencore dhe do të jenë edhe më të qarta.

Gjithsesi, për këtë vaksinë kanë nisur procedurat e prenotimeve. Sipas planeve të deritanishme, mendohet se ndër 20-30 mln dozat e para, 3 do të shkojnë në Itali dhe kjo gjë është konfirmuar edhe nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Klan Plus