Novavax Inc (NVAX.O) tha të hënën se vaksina e saj, e përbërë nga gripi i zakonshëm dhe vaksina e Covid-19, prodhoi antitrupa funksionalë ndaj influencës dhe koronavirusit. Sipas kompanisë, vaksina NanoFlu/NVX-CoV2373 kishte përgjigje shumë të mirë ndaj influencës së llojit A dhe B, si dhe mbrojtje nga virusi SARS-CoV-2.

“Vaksinat e kombinuara me influencë sezonale dhe Covid-19 do të jenë kritike për të luftuar variantet që po dalin të Covid-19”, tha Russell Wilson, zv/president ekzekutiv dhe menaxher i përgjithshëm i NanoFlu në Novavax.

Sigurisht provat për këtë lloj vaksine momentalisht janë ende në fazë paraklinike.

Sipas asaj që shkruan Reuters, shkencëtarët ia injektuan këtë vaksinë kavjeve të laboratorit. Ata vunë re një numër të lartë të antitrupave të Covid-19, dy javë pa imunizimit të parë, që u rrit në mënyrë domethënëse pas dozës së dytë, krahasuar me kafshët që kishin marrë vetëm vaksinën Covid-19, NVX-CoV2373.

Novavax tha se ekspertët pritet që të nisin studimet klinike të vaksinës në fund të 2021./tvklan.al