Vaksina e Oxford dhe AstraZeneca mund të ketë një ndikim edhe mbi transmetimin e virusit. Sipas analizave të  fundit rezulton se redukton deri në 67% kalimin asimptomatik të virusit nga individët e vaksinuar tek kontaktet e tyre.

Kjo është një karakteriktikë që mund të ketë një impakt të jashtëzakonshëm mbi pandeminë, pasi nëse këto rezultate konfirmohen nga studimet të mëtejshme, atëherë kjo do të thotë se çdo njeri i imunizuar mund të mbrojë në mënyrë indirekte edhe këdo që e rrethon.

Të dhënat janë ende të pakta dhe duhen riverifikuar, por e rëndësishme është se është hera e parë që verifikohet efikasiteti i një vaksine edhe në reduktimin e transmetimit të virusit.

Studimi flet për vaksinën Oxford e cila jep një mbrojtje prej 76% duke nisur nga 3 javët e para pas injektimit e deri në 90 ditë pasaardhëse. Mbrojtja arrin në 82% kur merret doza e dytë, e cila duhet injektuar 3 muaj pas të parës. Dhe sipas rezultateve të deritanishme të analizave, del në pah një tjetër gjë e rëndësishme.

Duke se vaksina është më efikase kur dozat janë në distancë më të largët nga njëra-tjetra, pra me shumë se 3 muaj. Nëse kjo do të vërtetohet në laborator, atëherë do ishte mjaft e rëndësishme në ndihmë të politikave të vaksinimit masiv.

Klan News