Novavax, shpresa e re kundër Covid-19 pret lejen



Novavax, shpresa e re kundër Covid-19 pret lejen

08:51 29/01/2021

Efektshmëri 89.3%, mbron edhe nga mucationi britanik

Një tjetër vaksinë jep shpresë për përshpejtimin e ritmeve të vaksinimit në gjithë globin. Firma amerikane Novavax njoftoi përqindje të lartë efektshmërie të produktit të saj prej 89.3%, rreth 5% më e ulët se e Pfizer, pas testimeve të kryera tek mbi 15 mijë persona të moshave nga 18 deri 84 vjeç. Testet në shkallë të gjerë për këtë vaksinë janë kryer në Britaninë e Madhe, sipas marrëveshjes së posaçme me qeverinë Johnson.

E veçanta e saj është se për të parën herë provat e një vaksine anti-COVID japin prova zyrtare se garanton imunitet edhe ndaj mutacionit britanik, që ka veti të përhapet me rimte më të shpejta se varianti i parë. .

Për kryeministrin Boris Johnson, ky është një lajm i mirë, ndërsa njoftoi se enti rregullator për barnat në Britaninë e Madhe kanë nisur vlerësimet dhe pritet të japin përfundime pozitive për hedhjen në përdorim. Që tani, qeveria britanike ka porositur mbi 60 milionë doza nga Novavax.

Në dallim nga vaksinat që kanë marrë ose janë në pritje për leje urgjente përdorimi në vendet perëndimore, vaksina e Novavax-it përdor një metodë të veçantë, sipas të cilës një proteinë Spajk e përpunuar në laborator injektohet për të aktivizuar sistemin imunitar kundër koronavirusit. Në mungesë të virusit që mbështjell, proteina e vetme nuk përbën rrezik për infektim.

Tv Klan







Të ngjashme