Vaksina kundër Covid-19, Valneva ka rezultuar se funksionon për luftën ndaj koronavirusit. Këto janë përfundimet e fazës së tretë të testit të kësaj vaksine, nga e cila Britania e Madhe anuloi një sasi të porositur prej 100 milionë dozash.

Vaksina franceze, e prodhuar në Skoci tashmë po kërkon miratimin për aplikimin e saj. Përgjigjet e analizave të gjakut të vullnetarëve që kryen injeksionin tregojnë një numër të larttë antitrupash neutralizues ndaj virusit.

Madje, tejkaloi edhe përgjigjet e rezultateve të AstraZeneca në testet e zhvilluara kokë më kokë. Kompania shpreson që injeksionet të aprovohen fillimisht për grupmoshën 18-55 vjeç pasi është e njëjta që është testuar.

Valneva përmban virusin  e çaktivizuar, pra një version të vdekur të tij që nuk mund të shkaktojë sëmundjen. Kjo është e njëjta mënyrë e prodhimit të vaksinave të gripit dhe poliomielitit.

Sipas kompaninësë farmaceutike franceze, “Valneva ka një nivel mbi 95% të antitrupave neutralizues”. Gjatë testeve, nuk ka patur raste të rënduara të Covid, pavarësisht varianteve, përfshirë edhe Deltën që ndodhet në qarkullim./tvklan.al