Doza e AstraZeneca-s i shkaktoi trombozë e hemorragji në tru

Kjo 18-vjeçare e quajtur Kamila Ka’nepa është viktima më e re në moshë në Itali nga vaksina e AstraZeneca. E reja ndërroi jetë në spitalin San Martino në Xhenova, ku ishte shtruar prej 5 Qershorit për shkak të një hemorragjie cerebrale e shkaktuar nga tromboza në sinusin kavernal.

Mediat italiane shkruajnë se vajza, e cila ndiqte Liceun Teknologjik mori dozën e parë të vaksinës më 25 Maj. Ajo mori pjesë në të ashtuquajturën “Ditë të Hapur” në Liguria, ku çdo person i moshave nga 18-vjeç e sipër mund të vaksinohej lirisht nga e gjithë Italia.

Prindërit e saj vendosën t’i dhurojnë organet e të bijës. Por kjo ngjarje ka shkaktuar reagim të gjerë. Më i ashpër me reagimet ishte kreu i “Lega Nordit” Mateo Salvini, i cili një reagim për televizionet italiane kritikoi ministrinë e Shëndetësisë, nismë e të cilës ishte vaksinimi pa kushte “Open Day”.

Ai akuzoi autoritetet italiane për mungesë kujdesi me vaksinimin e fëmijëve dhe të rinjve, për të cilët e gjithë bota është ende e rezervuar. Në Prill, një tjetër vajzë humbi jetën nga vaksinimi me AstraZeneca në të njëjtin qytet.

Ekspertët e Agjencisë Europiane të Barnave EMA thonë se rastet e trombozave nga injektimi i Astrazeneca janë të njohura, por janë jashtëzakonisht të pakta krahasuar me efektet pozitive që ka vaksina në imunizimin anti-COVID.

Tv Klan