Studiuesit italianë provuan se personeli mjekësor me peshë më të madhe se normalja prodhoi vetëm gjysmën e antitrupave

Vaksina Pfizer/BioNTech mund të jetë më pak efektive tek njerëzit mbipeshë. Studiuesit italianë kanë zbuluar se punonjësit e kujdesit shëndetësor mbipeshë prodhuan vetëm rreth gjysmën e sasisë së antitrupave pas dozës të dytë krahasuar me njerëzit e shëndetshëm. 

Megjithëse është shumë shpejt për të ditur se çfarë do të thotë kjo për efikasitetin e vaksinës, kjo mund të nënkuptojë se njerëzit me mbipesha kanë nevojë për një dozë shtesë përforcuese për t’u siguruar që ata janë të mbrojtur ndaj koronavirusit.

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar që mbipesha rrit rrezikun e vdekjes së Covid-19 me gati 50%, si dhe rrit rrezikun e përfundimit në spital me 113% .

Disa nga këto mund të jenë për shkak se njerëzit me mbipesha shpesh kanë sëmundje të zemrës ose diabet tip 2, që rrisin rrezikun e tyre nga koronavirusi, por dhjami i tepërt i trupit gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime metabolike, të tilla si rezistenca ndaj insulinës dhe inflamacioni, të cilat e bëjnë më të vështirë për trupin të luftojë infeksionet.

Sipas “The Guardian” referuar një hulumtimi të fundit të bërë  nga Istituti Fisioterapici Ospitalieri në Romë ka treguar se vaksina e gripit është vetëm gjysmë efektive tek njerëzit me mbipesha krahasuar me ata që kanë një peshë të shëndetshme.

Meqenëse mbipesha është një faktor kryesor rreziku për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë për pacientët me Covid-19, ekspertët kanë bërë të ditur se duhet të hartohet një program efikas të vaksinimit për këtë nëngrup.

Klan News