Vaksina ruse rezulton e suksesshme


Vaksina ruse rezulton e suksesshme

08:43 05/09/2020

38 vullnetarët kanë krijuar imunitet ndaj Covid-19

Vaksina e Rusisë “Sputnik-V” prodhoi antitrupa në të gjithë pjesëmarrësit në provat e fazës së hershme. Këto rezultate, të botuara të premten nga revista mjekësore “Lancet”, u vlerësuan nga Moska si një përgjigje për kritikët e saj.

Rezultatet e dy provave, të kryera në periudhën Qershor-Korrik të këtij viti dhe që përfshinë 76 pjesëmarrës, treguan se 100% të pjesëmarrësve zhvillonin antitrupa ndaj koronavirusit të ri dhe pa efekte anësore serioze.

Disa ekspertë perëndimorë kanë paralajmëruar se janë kundër përdorimit të tij derisa të merren të gjitha hapat e testimit dhe rregullimit të miratuar ndërkombëtarisht.

Por me rezultatet e botuara tani për herë të parë në një revistë ndërkombëtare, për  zyrtarin e lartë rus Kirill Dmitriev, kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte, fondi sovran i pasurisë së Rusisë, i cili ka mbështetur vaksinën, ishte dhe një përballje me kritikët e saj jashtë vendit.

“Me këtë botim ne u përgjigjemi të gjitha pyetjeve të Perëndimit që folën me zell gjatë tre javëve të fundit, me qëllimin e qartë të njollosjes së vaksinës ruse. Tani ne do të fillojmë të bëjmë pyetje për disa nga vaksinat perëndimore”.

Dmitriev tha se të paktën 3,000 njerëz janë rekrutuar për provën në shkallë të gjerë të vaksinës “Sputnik-V”, rezultatet fillestare të të cilit pritet të dalin në Tetor ose Nëntor të këtij viti.

Klan Plus



Të ngjashme