ISHP: Kategoritë për Pfizer dhe AstraZeneca po marrin dozën e dytë

Të gjitha dozat e vaksinave antiCovid të mbërritura në vendin tone janë në përdorim dhe po administrohen sipas grafikut të përcaktuar. Specialistja e ISHP, Iria Preza shprehet se me Pfizer dhe Astrazeneca kategoritë e përcaktuara po marrin dozën e dytë.

“Kemi në përdorim të gjitha vaksinat që na kanë ardhur. Pra është e rëndësishme të theksohet se personat që janë vaksinuar me vaksinën e Pfizer dhe BionTech janë duke marrë dozën e dytë po me këtë vaksinë, edhe ata që kanë marrë AstraZeneca, e njejta gjë me Sputnik V dhe CoronaVac që është vaksina e fundit që ka ardhur me një sasi më të madhe dhe po ofrohet në të gjithë Shqipërinë në qendrat shëndetësore, por edhe në pika të përcaktuara do merren të dyja dozat po me këtë vaksinë.”

Për shkak të temperaturave të ruajtjes, vaksina Sinovac është shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.

“Vaksina CoronaVac, ruhet në kushtet +2,+8 sipas zinxhirit të ftohtë që neve e kemi në gjithë Shqipërinë.”

Sipas ISHP që prej nisjes së procesit të gjithë qytetarët që kanë marrë dozën e pare apo të vaksinës antiCovid, nuk kanë shfaqur ndonjë komplikacion serioz shëndetësor.

Klan News