I ftuar në emisioni “Zonë e Lirë” në Tv Klan mbrëmjen e sotme ka qenë mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili u është përgjigjur disa pyetjeve mjaft të rëndësishme në lidhje me pandeminë e koronavirusit në Shqipëri.

I pyetur nga Arian Çani se nëse është e vërtetë fakti që vaksina mund të vijë në Shqipëri pasi të ketë mbaruar virusi, ai shprehet se nuk është e vërtetë, pasi do të shpërndahet njëkohësisht në të gjitha vendet e Europës.

Arian Çani: A mendon se do të kthehet mësimi online nëse shkollat kthehen në burim infeksioni?

Pëllumb Pipero: E mundshme, por jo e dëshiruar.

Arian Çani: A mendon se mësimi me turne rrezikon më shumë shëndetin e mësuesve sesa të fëmijëve?

Pëllumb Pipero: Të gjithë duhet të bëjmë një sakrificë për këtë situatë.

Arian Çani: Mendon se maska është një masë jo shumë e rëndësishme?

Pëllumb Pipero: Maska është mjeti mbrojtës me i sigurt nga këto që kemi deri më tani në dispozicion.

Arian Çani: A beson tani që studimet e reja thonë që virusi mund të transmetohet dhe në 5 metra largësi, masat dhe karantinimi janë të kota?

Pëllumb Pipero: Nuk duhet të merremi me përjashtime, duhet të shikojmë atë që është e përgjithshme. Mundësia me e madhe për t’u infektuar është më pak se 2 metra.

Arian Çani: A beson se Bill Gates e di më mirë se të gjithë ne kur thotë se pandemia do të marrë fund në 2021?

Pëllumb Pipero: Bill Gates ka më shumë lekë se ne por nuk jam shumë në dijeni për këtë situatë.

 Arian Çani: A beson se vaksina do të arrijë tek ne në 2022 pasi korona të ketë ikur?

Pëllumb Pipero: Jo vaksina do arrijë shumë herët, paralelisht me të gjitha vendet e Europës sepse të gjithë janë të interesuar që të kenë mbrojtje maksimale kudo. /tvklan.al