“Vaksinat antiCovid duhet të quhen Trumpcine”



“Vaksinat antiCovid duhet të quhen Trumpcine”

21:29 11/04/2021

Donald Trump ia faturoi meritat vetes për zhvillimin e disa vaksinave kundër koronavirusit dhe tha se ato duhet të quhen “Trumpcine”. Ish-presidenti amerikan po i drejtohej grupit më të madh sponsor të republikave të shtunën në Mar-a-Lago, kur bëri komentet për vaksinën.

Sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane, Trump tha se një person, të cilin ai e quajti “zotëri”, kishte shkuar tek ai dhe i kishte thënë që vaksinat duhet të quhen “Trumpcine”.

Ish-presidenti e cilësoi Operation Warp Speed, iniciativën e qeverisë që drejtohej prej tij për të prodhuar me shpejtësi vaksinat kundër Covid, një faktor.

Vetën një prej vaksinave të aprovuara aktualisht nga autoritetet në SHBA, ajo e krijuar nga Moderna, ka marrë fonde të plota nga Operation Warp Speed. Pfizer, një tjetër prodhues i vaksinës, u financua nga qeveria amerikane./tvklan.al







Të ngjashme