Studimi britanik: Raste infektimesh vetëm mes të pavaksinuarve

Të vaksinuarit rezultojnë të jenë të mbrojtur edhe ndaj rrezikut të infektimit nga mutacioni i ashpër indian i Covid-19. Kështu rezulton nga të dhënat paraprake të një studimi që po kryet në Britaninë e Madhe, një prej më shumë se 30 vendeve të prekura nga varianti indian.

Referuar të statistikave të shërbimit shëndetësor publik, mediat britanike shkruajnë se rritje të rasteve të infektimit me mutacionin indian ka pasur vetëm mes qytetarëve të pavaksinuar.

Ndërsa mes atyre që kanë marrë dozat e vaksinave që po injektohen në gjithë vendin, nuk është konstatuar asnjë rritje e rasteve të infektimeve me Covid-19.

Për të arritur në rezultate përfundimtare, ekspertët thonë se duhen disa javë për të parë më qartë ecurinë e përhapjes së mutacionit të dyfishtë indian. Megjithatë, mesazhi i këtyre të dhënave paraprake, sipas tyre është i qartë “Vaksinohuni për t’u mbrojtur nga koronavirusi”.

Tv Klan