Ekspertët kanë bërë thirrje për më shumë vaksinime pasi marrja e dy dozave mund të ofroje më shumë efektivitet

Shumë vende në Kinë, Indonezi dhe Brazil që mbështeten shumë tek vaksinat kineze për të vaksinuar njerëzit e tyre kundër COVID-19 është ngritur shqetësimi nëse ato ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme kundër variantit Delta, identifikuar së pari në Indi .

Kina nuk ka siguruar rezultate të efektivitetit të vaksinës kundër variantit bazuar në të dhëna në shkallë të gjerë në provat klinike, as nuk ka ofruar informacion të detajuar nga testet laboratorike, por ekspertët kinezë po u bëjnë thirrje njerëzve që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Mungesa e të dhënave të hollësishme mbi vaksinat kineze kundër Delta ka penguar çdo rishikim kuptimplotë të kolegëve nga ekspertë të huaj.

Studiuesit zbuluan se vaksinat kineze janë disi efektive në uljen e rrezikut të rasteve simptomatike dhe të rënda të shkaktuara nga Delta. Ata kanë bërë të ditur se vaksinimi me dy doza mund të shkaktojë reagim më të fortë dhe më të qëndrueshëm të antitrupave kundër Delta-s. 

Guangdong, qendra kryesore e prodhimit dhe eksportit në Kinë, ka regjistruar numrin më të lartë të lartë të rasteve më këtë variant. Krahasuar me vaksinat e prodhuara në vendet perëndimore , Pfizer/BionTech ofron 88% efektivitet dy javë pas dozës së dytë ndaj variantit Delta. Dy doza të vaksinës AstraZeneca  ishin 60% efektive kundër nga Delta krahasuar me 66% efektivitet që ofronin ndaj variantit britanik , Alpha.

Klan News