Vaksinat Sinovac dhe Sinopharm kundër Covid-19 ka të ngjarë që të përfshihen në listën e përdorimit emergjent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri në fund të muajit Prill.

Prodhuesit kinezë të vaksinave Sinopharm dhe Sinovac kanë paraqitur zyrtarisht tek ekspertet e OBSH-se të dhënat e detajuara për vaksinat e tyre kundër Covid-19.

Provat e kryera me këto vaksina kanë treguar nivele të efikasitetit në përputhje me ato të kërkuara nga standardi i OBSH-së, me mbi 70 përqind. Kjo organizatë dërgoi ekspertët e saj në Pekin në muajin Shkurt për të hetuar fabrikat e prodhimit të këtyre vaksinave. Të dhënat që Sinopharm dhe Sinovac dorëzuan në OBSH ishin nga provat klinike të Fazës III. Aplikimi i vaksinave kineze po vazhdon.

Kina ka zgjeruar programin e vaksinimit në shtëpi për njerëzit e moshës mbi 60 vjeç. Shumë shtete që aplikojnë vaksinat Sinopharm dhe Sinovac, përfshirë Brazilin, Kilin dhe Turqinë, madje u kanë dhënë përparësi të moshuarve në vaksinat e tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Sinovac Yin Weidong tha se vaksinat mund të mbrojnë në mënyrë efektive të moshuarit me një grup infeksionesh me rrezik të lartë. Tao Lina, ekspert i vaksinave me bazë në Shangai, tha gjatë shqyrtimit të OBSH-së të vaksinave kineze se siguria është më e rëndësishme.

Klan News