20% e infektimeve të reja nw Maqedoni i takojnë virusit britanik

Autoritetet e Serbisë kanë deklaruar se pritet leja e Kompanisë “Pfizer” që sa më shpejtë të arrijnë vaksinat e paralajmëruar për Maqedoninë e Veriut. Pranim dorëzimi ishte planifikuar për ditën e djeshme por për shkak të problemeve teknike, u anulua. Këtë e konfirmoi edhe Kryeministri Zoran Zaev.

 “Bëhet fjalë për përgatitjet e dokumentacionit teknik nga “Pfizer” për Serbinë, për rieksport, ripagesë apo thjesht për donacion nga ana e Serbisë. Qëllimi është të arrijnë, së pari 4.000 vaksinat e më pas edhe 4.000 të tjerat. Krerët serb, Presidenti Vuçiç dhe Kryeministrja Bërnabiç duan që sa më shpejtë kjo të ndodh. Pjesa e parë ishte marrëveshja që ndalon rieksportin dhe rishitjen për ndonjë vend tjetër dhe ata vendosën ta dhurojnë, vetëm që t`I ndihmojnë RMV-së mike”

Duke komentuar shifrat në rritje të të prekurve me virusin britanik, Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka njoftuar se madje 20%  të infektimeve ditëve të fundit I takojnë mutacionit të virusit britanik. Sipas tij, ky mutacion përhapet më shpejtë dhe sulmon më shumë qeliza në organizëm. Ai tha situata po ndiqet me kujdes dhe nëse do të ketë nevojë do të rekomandohen masa të reja shtrënguese.

Ndryshe, përmes aplikacionit elektronik, rreth 30.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë shfaqur interesin për të marrë vaksinën anti-covid.

Klan Macedonia