Studimi amerikan: Nuk është nevoja për vaksina të posaçme

Vaksinat e firmave Pfizer/BioNTech dhe Moderna janë efektive edhe ndaj mutacioneve që ka pësuar COVID-19, si ai i Britanisë së Madhe apo Afrikës së Jugut. Këtë nuk e pohojnë vetëm prodhuesit, por tashmë edhe një studim i kryer nga Instituti i Shëndetit në Uashington dhe Universiteti i Teksasit.

Studimi është kryer mbi bazën e të dhënave të përpunuara nga personat që janë vaksinuar deri më tani, të cilët janë përballur edhe me mutacionet e reja të koronavirusit, që po shfaqen në shumë vende të botës.

Studimi arrin në përfundimin se deri më tani nuk është i nevojshëm krijimi i një vaksine të posaçme për këto variante. Imuniteti i krijuar prej tyre është i mjaftueshëm për t’i bërë ballë një infektimi të mundshëm.

Si shembull merret Izraeli, vaksinimi po ecën me ritmet më të shpejta në të gjithë botën dhe në më shumë se një muaj nga nisja e injeksioneve, shifra e të vaksinuarve është pranë 50% -shit. Vaksinat u kanë krijuar mbrojtje ndaj virusit 99% të personave që kanë marrë të dyja dozat.

Vetëm 1 në 10 mijë të persona janë infektuar nga COVID-19 pas vaksinimit, por simptomat kanë qenë shumë të lehta, çka tregon se edhe në rast infektimi pas vaksinimit, nuk ka pasoja fatale.

Tv Klan