Studimi amerikan: Nuk ndryshon sasinë e cilësinë e qelizave riprodhuese

Vaksinat Pfizer dhe Moderna nuk kanë asnjë ndikim negativ tek sistemi i riprodhimit tek meshkujt. Në këtë përfundim arrin një studim i publikuar në revistën shkencore Xhama, të shoqërisë mjekësore amerikane.

Studimi bazohet tek analizat e qelizave riprodhuesve të 45 meshkujve të moshave nga 25-31 vjeç, të vaksinuar me njërën ose të dyja dozat e këtyre vaksinave. Analizat konstatuan se tek këta persona nuk pati asnjë ndryshim të sasisë së qelizave riprodhuese dhe as të cilësisë. Mostrat e qelizave riprodhuese u morën fillimisht para vaksinimit dhe u krahasuan me të dhënat e atyre të deri 70 ditëve pas përfundimit të plotë të fazës së vaksinimit.

Përfundimet vlejnë vetëm për dy vaksinat që përdorin metodën inovative të nxitjes së reagimit imunitar kundër Covid-19s përmes të ashtuquajturit “lajmëtar i ARN-së”. Në studim nuk përfshihen vaksinat e tjera AstraZeneca dhe Johnson&Johnson.

Studimi mund të konsiderohet si prova e parë shkencore që hedh poshtë atë që është shndërruar në legjendë urbane dhe motiv për të mos u vaksinuar për shumë meshkuj, se vaksina anti-Covid shkakton impotencë.

Tv Klan