Vaksinat, shtohet tensioni Francë-Britani




Vaksinat, shtohet tensioni Francë-Britani

20:41 27/03/2021

Parisi akuzon Londrën për shantazh

Franca akuzon Britaninë e Madhe për shantazh përmes kufizimit të eksportit të vaksinave kundër Covid-19. Ministri i Jashtëm francez u pyet nëse Bashkimi Evropian është mashtruar duke dërguar miliona doza vaksine në Mbretërinë e Bashkuar teksa programi i vaksinimit brenda bllokut po çalon.

Ne duhet të ndërtojmë një raport bashkëpunues, por nuk mund të veprohet kështu”, tha kryediplomati francez, ndërsa bëri thirrje që BE-ja të zbatojë kontroll më të rreptë për eksportin e vaksinave.

Sipas tij, BE-ja nuk duhet ta paguajë çmimin për politikat e Britanisë. Ai gjithashtu e kritikoi qasjen për blerjen e dozave me pretendimin e vështirësive për të siguruar dozën e dytë për personat që e kanë të parën.

“Mbretëria e Bashkuara është krenuar shumë me vaksinimin, por ata kanë problem me dozën e dytë. Nuk mund të luhet me shantazh, nuk mund të luash kështu”, tha ministri i Jashtëm francez.

Vaksinat po shpërndahen ngadalë në vendet e Bashkimit Evropian. BE-ja ka fajësuar kompanitë farmaceutike, kryesisht atë “AstraZeneca”, për mos respektim të kontratës.

Deri në fund të Marsit BE-ja pret të marrë rreth 30 milionë doza të vaksinës së “AstraZeneca”, më pak se një e treta e numrit që shpresonte më parë.

Tv Klan













Të ngjashme