Komiteti i Ekspertëve nis të shqyrtojë mundësinë

Komiteti i imunizimit ka nisur të shqyrtojë të gjitha rekomandimet dhe studimet në lidhje me domosdoshmërinë e vaksinimit të adoleshenteve kundër Covid-19. Në një intervistë për televizionin Klan shefja e pediatrisë infektive thotë se diskutimet kane filluar dhe është një vendim që do merret në kohen e duhur nga ekspertët.

Është hedhur si hipotezë pasi ka dalë Pfizer për moshat 12 deri në 15, Kina ka publikuar një studim për përdorimin e Sinovac mbi 3 vjeç. Ne po e shqyrtojmë s’kemi marr asnjë vendim dhe do shohim si do  jenë praktikat dhe indikacionet e vaksinave të ndryshme në uljen e pragut të kësaj grupmoshe“, thotë Gjeorgjina Kuli.

Kuli thotë se ende nuk është i nevojshëm vaksinimi i fëmijëve dhe për të mbështetur këtë opinion të sajin i referohet situatës në vend.

Gjermania, Italia janë dy nga vendet që po mendojnë të nisin vaksinimin e adoleshentëve si një masë për të frenuar përhapjen e Covid-19 në vendet e tyre. Shqipëria aktualisht po vaksinon gurupmoshën mbi 50 vjeç, të sëmurët kronikë, dhe grupet e që punojnë në shërbimet e riskut.

Tv Klan