Filipçe: Nuk përjashtohet si mundësi

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut vlerësojnë se ende është herët të mendohet për vaksinimin e detyrueshëm kundër COVID-19, por nuk përjashtohet si mundësi, duke marrë parasysh infektimet me variantet e reja të koronavirusit.

“Disa vende janë duke menduar për vaksinimin e detyrueshëm, por tek ne është herët të mendojmë për një gjë të tillë. Në përgjithësi, karantinimi në kuptimin e kufizimit të lëvizjes, tani në situatë kur kemi 50% të popullsisë së vaksinuar, nuk duhet të jetë opsion. Por, nuk e dijmë se cfarë mund të ndodh”.

Nga Ministria e Shëndetësisë presin rritje të përfshirjes së popullsisë me vaksinimin kundër COVID-19, pas masës stimuluese të qeverisë për mjekët amë, që nëse kanë përqindje të lartë të pacientëve të imunizuar, do të marrin nga 30 Denarë apo 50 Cent për cdo pacient.

“Mjekët amë janë ata që kanë kontaktin e parë të drejtpërdrejtë me pacientët. Komunikimi është i shpeshtë për çdo çështje që prek shëndetësinë dhe në këtë kuptim, kjo masë është mirë e dimensionuar. Mjekët amë të bëjnë thirrje për vaksinimin e pacientëve. Në disa qytete ka mjekë amë me 70% të pacientëve të vaksinuar”.

Ministri Filipçe sqaroi se kompensimi financiar për mjekët amë do të paguhet në fillim të Verës. Duke marrë parasysh se një mjek amë mund të ketë deri në 2.500 pacientë, kurse mesatarja është 1.000, bëhet fjalë për një shumë që nuk duhet të anashkalohet.

Ndryshe, sipas raportit të fundit të MSH-së, në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar mbi 1.6 milionë vaksina. Me dy doza janë injektuar afro 800.000 qytetarë kurse me dozën e tretë mbi 70 mijë.

Klan Macedonia