Filipçe: Vaksinimi i fëmijëve nis të premten

Prej sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të vaksinohen pa pasur nevojë që të caktojnë termin parapaprakisht. 

Kjo sipas Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, nënkupton qasje më të lehtë të qytetarëve në procesin e vaksinimit dhe mundësi që ata të mund të vaksinohen në cilëndo pjesë të ditës kur të kenë mundësi.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë: “Mendoj se është sistem i mirë që të vazhdojmë pa afate që të jetë sa i madh interesi, qasja e qytetarëve në cilën pjesë të ditës, kur të kenë mundësi të vijnë dhe të mos kthehen. Do të bisedoj me drejtorët e shtëpive të shëndetit të shohim si të organizohet rendi. Ne akoma kemi mundësi dhe akoma i shfrytëzojmë resurset e armatës, kështu që kemi mekanizma me të cilat mund të bëjmë një rregull të tillë. Do të shohim si do të kalojë dita e sotme dhe ku të ketë nevojë do të intervenojmë”.

Prej sot ka filluar edhe vaksinimi në terren në më shumë se 100 fshatra dhe vende rurale, në 29 komuna dhe qytete. Këto hapësira vizitohen nga ekipe mobile nga shtëpitë e shëndetit nëpër territorin e vendit.

Me qëllim vaksinimin masiv të qytetarëve, prej sot fillon edhe paraqitja e fëmijëve për vaksinim, të cilët do të duhet patjetër të caktojnë afate paraprakisht, gjegjësisht të paraqiten deri ditën e enjte. 

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë: “Sa i përket vaksinimit të fëmijëve, do të duhet të caktohen termine dhe ajo do të jetë në sajtin vaksinacija.mk duke filluar që sot deri të enjten dhe pas asaj do të shpërndahen terminet për vaksinimin e fëmijëve, pasiqë vaksina Pfizer njëherë kur të hapet, duhet të vaksinohen 6 persona, pasiqë janë 6 doza dhe nëse paraqiten një ose dy fëmijë, rrezikohet 4 të tjerat të hidhen. Të premten fillon aplikimi i vaksinave.”

Përndryshe Ministri njoftoi edhe për shkurtim të afatit të rivaksinimit nga 12 në 6 javë, për vaksinën AstraZeneca.

Klan Macedonia