Johnson and Johnson ndërpret testet klinike, sëmuret një vullnetar

Vaksinimi kundër COVID-19 mund të nisë në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm. Ministri gjerman i Shëndetsisë Jens Shpan tha se nxjerrja e vaksinës nga firma gjermane është çështje muajsh nëse gjithçka ecën me ritmet aktualse.

Vaksinimi sipas tij, nuk do të jetë i detyrueshëm ndërsa prioritet do të kenë grupet me rrezikshmërinë më të lartë si të sëmurët, të moshuarit, punonjësit e sistemit shëndetësor, etj. Mes kompanive farmaceutike gjermane që janë në një fazë të përparuar të provave tek njerëzit renditen CureVac dhe BioNTech.

Edhe pse e pacertifikuar nga OBSH, rusja Sputnik V pritet të jetë e para vaksinë anti-COVID që do t’u injektohet njerëzve. Autoritetet ruse thanë se përdorimi i kësaj vaksine do të nisë në fund të këtij muaji ose në fillim të nëntorit.

Firma amerikane Johnson end Johnson ndali provat klinike të vaksinës së saj pasi një prej vullnetarëve shfaqi shenja të përkeqësimit të shëndetit, të cilat ende nuk dihet nëse janë shkaktuar nga efektet anësore të vaksinës. Në fillim të shtatorit edhe firma britanike Astra Zeneka i ndaloi provat për të njejtin problem.

Tv Klan