Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe bëri të ditur se nga dita e nesërme qytetarët mbi moshën 60 vjeç, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike që kanë vertetim nga mjeku do të mund të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

“Qytetarëve mbi 60 vjec, në pajtueshmëri me periudhën kohore pas pranimit të dozës së parë të vaksinës do t’ju dërgohet një mesazh që të vaksinohen, njëkohësisht ky mesazh do të jetë një lloj rikujtimi se nuk ka nevojë për termin ose pikë vaksinimi, se munden të shkojnë ku të duan të vaksinohen”, tha Filipçe.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, sa i përket skriningut në shkolla, ministri Filipçe tha se sipas të gjitha gjasave duhet të fillojë pas dy jave.

Do fillojmë me sigurimin, në pajtueshmëri me prindërit dhe mandej do ta prezantojmë edhe metodologjinë. Unë besoj se përgatitja gjatë javës së ardhshme do të përfundojë dhe se pas javës së ardhshme do të fillojë procesi i testimit. Dua të them se qëllimi është të zbulohen bartësit asimptomatik të virusit, duke e ditur se fëmijët janë rastet më të shpeshta të bartësve asimptomatik”, tha Filipce, i cili sot e mbështeti fushatën “ Përpara Rozë”.

Për mundësinë e vaksinimit me dozën e tretë nga prodhues të tjerë të vaksinave do të duhet të presim, kurse Ministria do të japë propozime shtesë në të ardhmen.

Qytetaraët pas 6 muajve nga vaksinimi me dozën e dytë do të njoftohen përmes mesazheve për detajet se ku dhe kur do ta pranojnë dozën e tretë, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Klan News