3 e refuzuan vaksinën

“Më 17 Shkurt nisi procesi i vaksinimit në azilet publike dhe private. Pjesë e këtij procesi janë bërë dhe të moshuarit në azilin e Tiranës. Në këtë institucion janë 38 të moshuar por jo të gjithë e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.”

 “Procesi i vaksinimit vajti shumë mirë. Pa probleme tek të moshuarit. I mbikëqyrëm atë natë mbas vaksinimit nga meraku mos kishte ndonjë problem dhe shqetësim. Pa asnjë problem. U vaksinuan 28 të moshuar dhe 18 personel” shprehet Luiza Mustafaj, kujdestare në azilin e Tiranës.

“A ka pasur personel shëndetësor që kanë refuzuar të bëjnë vaksinën?”

“Ndoshta dy ose tre prej tyre. Ndoshta ndikon tek mosha, që janë pak më të rinj se grupi tjetër që u vaksinua dhe disa të moshuar që janë vlerësuar nga mjeki i ekipit që erdhi, që nuk mund ta bëjnë vaksinën për shkak të diagnozës së sëmundjes, nuk mund ta përballojnë” tha ajo.

Luiza Mustafaj, kujdestare në shtëpinë e të moshuarve, tregon se për të ruajtur të moshuarit nga infektimi, ata janë izoluar sëbashku me ta, duke mos parë as familjet e tyre.

“Sakrificë e të dy palëve, të moshuar dhe personel. Është ndarë në dy grupe. Ndoshta mund të rrinin dy muaj e gjysmë pa vajtur në shtëpi, personeli bashkë me të moshuarit. Për ti mbrojtur që të mos kishin hyrje dalje. Nuk lejohej të hynte asnjë person ose i afërm ose familjar në institucion” vijon Mustafaj.

Ajo tregon se pandemia ka pas ndikim negativ edhe në gjendjen psikologjike të të moshuarve dhe stafit. Por vaksinimi e ka lehtësuar gjendjen e tyre. Dozën e dytë të vaksinës pritet ta marrin më10 Mars.

Klan News