Vaksinimi në Itali rikthen jetën normale - Tv Klan

Vaksinimi në Itali rikthen jetën normale


Vaksinimi në Itali rikthen jetën normale

15:43 14/10/2021

Mjekët: Vendi zonë e bardhë, për marrjen e shërbimeve duhet Green Pass

Italia, vatra kryesore e Covid në Europë, po i rikthehet normalitetit. Mjekët shqiptarë në Itali thonë se nga zonë e kuqe, tashmë e gjithë Italia është zonë e bardhë. Pothuajse pjesa më e madhe shërbimeve tashmë kanë rifilluar të funksionojnë 100 %.

“Nuk kanë të krahasuar periudha e vitit që kaloi me periudhën aktuale. E gjithë Italia ishte e kuqe, e gjithë jeta ishte e paralizuar. Ndërsa përfshirë edhe Siçilinë, e gjithë Italia ka kaluar zona e bardhë. Ditët e fundit është hapur 100 %, edhe teatrot, kinematë, është hyrje e lirë në numër, por vetëm me Green Pass”.

Italia është vendi i parë në Europë me mbi 75 % të popullatës e cila është vaksinuar plotësisht.

“Ka të bëjë tej mase shumë me pjesën e vaksinimit, pasi numri i lartë i vaksinimit me dozën e dytë, numri i rasteve të rënda dhe vdekjeve vijoi i ulët. Shumë raste janë pozitivë pa qenë simptomatik”.

Aktualisht në Itali mbajtja e maskës është e detyrueshme vetëm në ambientet e mbyllura, ndërsa për të mbajtur vendin e punës, si dhe marrjen e shërbimeve të ndryshme duhet Green Pass.

Tv Klan








Të ngjashme