Qytetarët do të marrin një dozë të tretë përforcuese

Përhapja e vaksinave në Spanjë ka filluar të ngadalësojë përhapjen e rasteve me COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë, Carolina Darias ka pohuar se vendi po përgatitet për një dozë të tretë përforcuese.

Numri i të infektuarve me koronavirus u rrit pesë herë midis mesit të Qershorit dhe mesit të Korrikut.

Përhapja e vaksinimeve ka bërë që Spanja të jetë vendi i tretë në botë që ka nivelet më të larta të vaksinimeve me 64% të popullsisë së saj që kanë marrë një ose dy doza, duke e lënë pas  Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Darias ka pohuar se synimi është që 70% e popullsisë të vaksinohet deri në fund të muajit Gusht.

Ne do të duhet të vazhdojmë të vaksinojmë derisa të arrijmë 100% ose të jemi afër tij“, tha ajo.

Klan News